Nr. Aplikimeve
4000

Udhëzime në ndihmë të aplikuesve

Hapi i parë - Regjistrimi

Krijo një llogari në sistemin e aplikimeve, duke shtypur butonin Regjistrohu:

Vendos me kujdes të gjitha të dhënat e kërkuara, të cilat duhet të përkojnë me të dhënat e gjendjes civile.

Gjithashtu tregoni kujdes edhe në dhënien e adresës së saktë të emailit dhe telefonit, sepse me anën e tyre do të kontaktoheni më vonë.

Kujdes, mbani shënim fjalëkalimin që mos ta humbisni.

Pasi keni plotësuar të dhënat, kontrolloni për herë të dytë nëse ka ndonjë gabim dhe më pas shtypni butonin Regjistrohu në fund të formularit.

Një mesazh me kodin e verifikimit do të dërgohet në adresën e emailit që keni plotësuar në formular.

Nëse nuk e gjeni në mesazhet e ardhura, ju lutem kontrolloni dhe në Spam dhe Promocione. Mesazhi dërgohet nga info@eficenca.al.

Me anën e këtij kodi që ju do të ngarkoni në sistem, llogaria juaj do të konsiderohet e verifikuar.

Hapi i dytë - Sigurimi i dokumentacionit

Pas regjistrimit mund të kyçeni në sistemin e aplikimeve me anën e butonit Kyçu duke vendosur emailin dhe fjalëkalimin tuaj.

Tani mund të çelni aplikimin tuaj duke dorëzuar dokumentet e nevojshme. Çdo dokument që do të ngarkoni në sistem do të kontrollohet më pas nga specialistët e ngarkuar me procesin. Ju lutemi që të ndiqni udhëzimet në vijim për të evituar kthimin pas apo mospranimin e aplikimit:

Klientet familjarë që kërkojnë të aplikojnë për përfitimin e mbështetjes për realizimin e investimit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Të paraqesin një kontratë ekzistuese me OSHEE/Furnizuesi i Shërbimit Universal ku të jenë të klasifikuar si abonent familjar dhe një historik të konsumit të energjisë për të paktën 6 muaj, që nuk duhet të jetë më pak se 250 kWh për cdo muaj. Ky kriter nuk eshte i zbatueshëm per klientët qe trajtohen me ndihmë ekonomike nga ministria përgjegjëse për punët sociale; Të vërtetojnë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU; Të zotërojnë çertifikatë pronësie për banesën ose njësinë e banimit (rastet që janë në proces legalizimi nuk do të konsiderohen).

Përpara aplikimit sigurohuni që keni në dispozicion të gjithë dokumentacionin më poshtë:

Madhësia maksimale e file-it është 1MB.

1.Letërnjoftimi (karta e identitetit);
2.Certifikatë Familjare;
3.Certifikatë Pronësie;
4.Foto në të cilat tregohet qartë pamja e jashtme e objektit ku do të instalohen panelet diellore për ngrohjen e ujit;
5.Faturat e energjisë elektrike për të paktën 6 muajt e fundit të konsumit;
6.Vërtetim nga OSHEE që abonenti nuk rezulton debitor për pagesën e energjisë elektrike, ose që ka nënshkruar një marrëveshje për pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura;
7.Për konsumatorët që trajtohen me ndihmë ekonomike, dokument që vërteton se janë përfitues të ndihmës ekonomike;
8. Formulari i vetëdeklarimit sipas shtojcës nr.2;

Hapi i tretë - Kthimi i dokumentacionit në formatin e kërkuar

Dokumentacioni më lart duhet të ngarkohet në format pdf. Dokumentet PDF nuk duhet të jenë më të mëdha se 1 MB ndërsa fotoja mund të jetë në formatet jpeg, jpg ose png.

Disa prej dokumenteve mund të shkarkohen në format PDF nga e-Albania, ndërsa për dokumentet që disponohen fizikisht duhen skanerizuar dhe kthyer në dokumente PDF. Çdo dokument i listuar më lart duhet ngarkuar në PDF të veçantë.

Gjatë procesit të skanimit siguroheni që dokumentet të dalin të qarta, ku sipas rastit të duken pastër elemente si gjeneralitetet e aplikuesit, numrat serialë, adresa, vula apo firma.

Hapi i katërt - Ndiq videon udhëzuese dhe kontrollo sërish dokumentacionin

Ndiqni me kujdes videon udhëzuese që tregon mënyrën e saktë të aplikimit dhe kontrolloni sërish nëse e keni të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Nëse çdo gjë është në rregull, atëherë mund të kaloni në hapin e pestë.

Hapi i pestë - Ngarkoni dokumentet dhe përfundoni aplikimin.

Ngarkoni në sistemin e aplikimeve të gjitha dokumentet sipas përshkrimeve që jepen në kutitë përkatëse.

Pasi të jeni siguruar që çdo dokument i kërkuar është ngarkuar në sistem, mund të shtypni butonin Apliko. Një email do të dërgohet në adresën tuaj për konfirmim.

Ju urojmë suksese në aplikimin tuaj.